Të shtunën Albin Kurti vjen në Shkup

epa06012098 Albin Kurti, parliamentary elections Prime Minister candidate and founder of the biggest opposition party Selfdetermination (Vetevendosje) attends an electoral rally in Mitrovica, Kosovo, 05 June 2017. Kosovo's early elections will be held on 11 June 2017.  EPA/VALDRIN XHEMAJ

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti të shtunën vjen në Shkup në kuadër të fushatës parazgjedhore e cila ende zyrtarisht nuk ka filluar në Kosovë. Kurti do të zhvillojë takim me qytetarët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, njofton SHENJA.

“Albin Kurti vjen në Shkup për të bashkëbiseduar me bashkatdhetarët tanë. Erdhi dita që të mblidhemi kudo ku jemi për të ndihmuar, votuar dhe festuar ardhjen në qeverisje të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe ardhjen e ndryshimeve të mëdha për Kosovën. Ju ftojmë të bashkoheni për të diskutuar me Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës dhe të ftoni edhe miqtë, shokë dhe familjarët tuaj t’ju bashkohen”, thuhet në njoftim.

Takimi në Shkup do të zhvillohet në orët e pasditës.

“Të shtunen, 14 shtator, ora 16:30, tek Kinoteka e Maqedonisë, Lagja Karposh, përballë ish gjimnazit shqiptar “Zef Lush Marku””, përfundon njoftimi. /SHENJA/