Vedat Muriqi tërheq vëmendjen e Totenhemit

Muriqi

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, e ka rritur reputacionin e tij pas paraqitjeve në dy ndeshjet e fundit eliminatore të Euro 2020, kundër Çekisë në “Fadil Vokrri” dhe Anglisë në Southampton, duke realizuar në të dyja sfidat.

25-vjeçari raportohet se ka lënë përshtypje shumë të mira te skautët i Spurs-ave  në stadiumin “St Mary’s”.

Sipas gazetës turke “Fanatik”, drejtuesit e Tottenhami janë të gatshëm të vazhdojnë monitorimin e numrit 9 të Fenerbahces. Trajneri Mouricio Pochettino thuhet se po kërkon një sulmues të fortë, pas largimit të Fernando Llorente dhe Vincent Jansson.

Muriqi iu bashkua Fenerbahces këtë verë dhe nën kontratë deri në qershor të vitit 2023.