I zbuluan lidhjen me modelen bukuroshe, reagon Robert Berisha

Robert Berisha 111

Ditën e djeshme qarkulluan me shpejtësi disa foto paparaci ku shfaqej Robert Berisha në një resort në Turqi në shoqërinë e një vajze.

Shpejt u mësua identiteti i saj dhe u tha se dyshja ishin në një lidhje.

Vajza quhet Jessica Kadiu, është modele dhe jeton në New York.

Pas këtyre lajmeve, Roberti ka reaguar me një foto të postuar në Instastory ku shfaqet me Jessin, Rina Balajn dhe dy vajza.

Këngëtari njofton se së shpejti do vijë me një projekt të ri dhe siç duket Jessica do jetë pjesë e tij.