Abdurrahimi firmos me skuadrën NK Bravo

besart abdurrahimi

Besart Abdurrahimi karrierën e tij do ta vazhdojë në elitën e futbollit slloven te skuadra e Bravo-s. Futbollisti shqiptar ka firmosur kontratë 1 vjeçare me skuadrën sllovene.

“Jam i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre. Do të jap gjithçka nga vetja për të ndihmuar ekipin në arritjen e objektivave. Sistemin e lojës e njoha në ndeshjen miqësore kundër Istras. Më pëlqen mënyra se si luan NK Bravo. Ne jemi shoqëruar tashmë vërtetë mirë me trajnerin dhe lojtarët”, është shprehur Abdurrahimi për faqën zyrtare të klubit slloven.

Për 29 vjeçarin kjo është skuadra e 9-të në karrierën e tij, pasi më herët ishte pjesë e ekipeve si Zagrebi, Hapoel Tel Avivi, Lekoreni, Partizani, Hermanstad, Astana, Osako e Shkëndija.