Elezi: 450 projekte në vlerë prej 557 milion euro janë realizuar përmes IPA fondeve!

elezi

Autostrada Demir Kapi – Smokovicë, Smokovicë – Gjevgjeli, Kumanovë – Milladinovc, stadioni hekurudhor Manastir – Kremenicë, rehablitimi i 10 stacioneve hekurudhore, 4 stacioneve për mbledhjen e ujërave të zeza, 110 km rrjet të kanalizimit, pajisje për transfuziolgji, janë vetëm një pjesë nga 450 projektet kapitale në vlerë të përgjithshme prej 557 milion euro realizuar në kuadër të programit IPA 1.

Me qëllim të sigurimit dhe mirëmbajtjes së këtyre projekteve sot është mbajtur konferencë në të cilën ekspertët nga Ministria e financave përmes kryetarëve të komunave dhe drejtorëve të ndërmarjeve publike kanë sqaruar me sfidat në pikëpamjen e mirëmbajtjes.

“Qëllimi nuk është që të ndërtojmë projekte që të ekzistojnë vetëm për vete. Projektet IPA 1 janë tashmë në shërbim të qytetarëve të vendit tonë dhe gëzojnë përfitimet e tyre. Këto projekte kërkojnë ndarjen e burimeve të konsiderueshme për mirëmbajtjen e tyre, si dhe rekrutimin e burimeve njerëzore të përshtatshme për të zgjatur shumë vite, dmth për të përmbushur arsyetimin për financimin e tyre. Unë besoj se bashkëpunimi dhe mirëkuptimi i ndërsjellë janë thelbësore për të siguruar qëndrueshmërinë e projekteve të kapitalit dhe infrastrukturës”, theksoi kështu zëvendësministrja e financave Shiret Elezi.

Elezi informon se për zbatimin e 450 projekteve kapitale, përmes Instrumentit të BE-së për Ndihmë Para-Anëtarësimit janë alokuar 308 milion euro, 160 milion euro shtesë për Korridorin X janë siguruar përmes kredisë nga BERZH dhe EIB dhe kontributi buxhetor për realizimin e këtyre projekteve është 88.6 milion euro.

Sipas zëvendësministres së financave, Shiret Elezi, përkushtimi, entuziazmi dhe niveli i lartë i profesionalizmit nuk janë zvogëluar në asnjë nga 13 vitet e zbatimit të Instrumentit IPA për Menaxhim Indirekt.

“Prioriteti ynë është dhe mbeten projektet me interes kombëtarë, veçanërisht në fushën e transportit, mjedisit dhe ndryshimit të klimës, ndihma sociale, arsimi, sundimi i ligjit”, tha Elezi.

Ajo theksoi se instrumentet IPA sigurojnë mbështetje të konsiderueshme financiare për përparësitë strategjike të vendit, gjë që zvogëlon barrën fiskale të buxhetit, por gjithashtu promovon reforma të rëndësishme në të gjitha segmentet e rëndësishme për anëtarësimin në BE.

Për më tepër, programi IPA 2 aktualisht po implementohen projekte kryesore siç janë sektori i rrugës Gradsko – Drenovë, sistemi koleksionist i Shkupit, zhvillimi i një sistemi informativ për monitorimin mjedisor dhe rinovimi i burgjeve. Deri më tani, 19.2 milion euro të fondeve IPA dhe 4.2 milion euro shtesë të fondeve buxhetore janë shpenzuar për zbatimin e këtyre dy projekteve IPA.

Ekipet e Ministrisë së Financave dhe Transportit dhe Lidhjeve aktualisht janë duke punuar në një projekt për ndërtimin e hekurudhës Kriva Palankë Bullgari, i cili gjithashtu do të zbatohet në kuadër të programit IPA 2, sqaroi zëvendësministrja Elezi.