Kreu i FFM-së Sejdini pranon mirënjohje nga Ministria e Mbrojtjes

Meti Sejdini

Përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe armatës së Maqedonisë i ndanë mirënjohje kreut të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini, për mbështetjen rreth organizimit të Kupës rajonale në futsal “Kupa e Paqes”.

Ministria e Mbrojtjes dhe armata e Maqedonisë së Veriut nga data 26 deri me 30 gusht organizuan turneun e 11-të në futsal, që mbahet nën patronatin e Lidhjes ndërkombëtare të sporteve ushtarake (CISM).

Në këtë turne morrën pjesë 6 shtete, edhe atë nga Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Slovenia, Serbia, Kroacia dhe Maqedonia e Veriut, e ku si fitues doli ekipi nga Bosnja e Hercegovina.

Kryetari i FFM-së, Muhamed Sejdini falënderoi përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe armatën e vendit tonë për këtë mirënjohje, duke theksuar se “Shtëpia e Futbollit”, çdoherë do të përkrah ngjarje të këtij karakteri.