Zjarr i madh në Prilep

zjarr

Pesë zjarre të mëdha janë aktivë për momentin në zonën e Prilepit, në kalimin nga Trojaci deri në Radobil, ku nga ora 13:30 digjet pylli dhe bari.

Zjarri ka kapluar edhe fshatrat Podmol, Bonçe, Debresht dhe Dollnensko ku digjen pyjet dhe bari. Zjarrfikësit e Prilepit ndihmohen nga ekipe nga qytete fqinje, të cilët po përpiqen të shuajnë zjarrin.

Trafiku në rrugën Prilep-Rosoman është ndërprerë në orën 15.40 të pasdites për shkak të një zjarri pyjor mbi guroren Prevoj – Pletovar afër fshatit Trojaci drejt fshatit Toplica.