Ministri Xhemaili viziton fshatrat Veshallë dhe Bozofcë

71372571_390191521669611_2424629894676742144_n

Tetovë, 14 shtator – Ministri për përmirësimin e klimës investuese për ndërmarjet vendore, Hisen Xhemaili sot ka qëndruar për vizitë në fshatrat Veshallë dhe Bozofcë të malësisë së Tetovës.

Ministri Xhemaili gjatë vizitës në këto fshatra është takuar me banorët e tyre me të cilët ka diskutuar tematika të ndryshme si dhe problemet me të cilat përballen ato në këto dy fshatra.

Në takimin e realizuar me banorët Xhemaili ka premtuar përkrahje maksimale në sferat në të cilat kanë kërkuar ndihmë banorët që të ardhmen të mos mungojë edhe përkrahja qeveritare.

Këto janë takimet e para të tij që nga emërimi ministër në kabinetin qeveritarë.