Erdogan: Turqia mund të blejë raketat amerikane Patriot

erdogan

Ankaraja do të diskutojë blerjen e raketave amerikane Patriot në një takim midis liderëve të dy vendeve më vonë gjatë këtij muaj, deklaroi të premten presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Kam thënë se pa marrë parasysh se çfarë pakete të S-400 kemi marrë, ne mund të blejmë nga ju një sasi të caktuar të Patriotëve”, ka thënë Erdoğan për agjencinë e lajmeve Reuters në një intervistë në Stamboll.

“Por, gjithashtu them se duhet të shohim kushtet që të paktën përputhen me S-400”, shtoi ai.

Erdoğan më herët kishte folur për blerjen e raketave Patriot me presidentin e SHBA-së Donald Donald në një bisedë telefonike, ndërkaq rreth kësaj çështjeje do të diskutojnë në detaje në takimet gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York më vonë këtë muaj.

“Sipas mendimit tim një vend si SHBA nuk do të dëshirojë të dëmtojë më aleatin e saj Turqinë. Kjo nuk është një sjellje racionale”, tha Erdoğan, i cili shprehu shpresë se raportet e tij personale me Trumpin do të kapërcejnë krizën aktuale midis dy vendeve.

“Kjo nuk është një sistem ofensiv, por një sistem mbrojtës. Turqia ka nevojë për një sistem të tillë mbrojtës”, tha ai.

Duke nënvizuar se Trump fajëson administratën Obama për refuzimin e nënshkrimit të një marrëveshjeje me Turqinë për shitjen e sistemit raketor Patriot, Erdoğan tha: “Është e pamundur të mendosh se kërcënimet e sanksioneve pasqyrojnë realitetin”.

Ai përsëriti gjithashtu se Turqia do të kujdeset për veten nëse Washingtoni vazhdon qëndrimin e tij aktual për përjashtimin e Turqisë nga programi i avionëve luftarakë F-35.

Duke theksuar se Rusia mbështet Turqinë në industrinë e mbrojtjes, Erdoğan theksoi se Rusia i ofroi Turqisë t’i shesë avionët luftarakë Su-57 dhe Su-35.

Në korrik, Trump pezulloi përfshirjen e Turqisë në programin e avionëve luftarakë F-35, duke thënë se blerja e programit rus të mbrojtjes raketore S-400 mund të rrezikonte avionin, një pretendim që Turqia e ka mohuar vazhdimisht.

Turqia prodhon disa pjesë të avionëve F-35 dhe është partner në programin e avionëve. Ai ka paralajmëruar se çdo përpjekje për ta hequr atë nga zinxhiri i prodhimit do të ishte shumë e kushtueshme.

“Ne mbështesim njerëzit nga Idlibi që migrojnë në këtë moment si Republika e Turqisë me Agjencinë e Menaxhimit të Fatkeqësive (AFAD) dhe Gjysmëhënën e Kuqe, përpiqemi t’u ofrojmë të gjitha llojet e ndihmave”, tha Erdoğan.

Ai deklaroi se tashmë kishte 3.6 milionë refugjatë sirianë në Turqi dhe Ankaraja nuk mund të presë më emigrantë dhe shtoi se Perëndimi nuk ka një problem të tillë.

Erdoğan theksoi se Turqia do të mbajë një samit për Idlibin në Ankara të hënën ku bisedimet me Rusinë dhe Iranin do të zhvillohen për një armëpushim të qëndrueshëm në Idlib.

Qëllimi nuk është vetëm një armëpushim i menjëhershëm, por një armëpushim që do t’i jap fund emigrimit, sigurimit të një armëpushimi dhe shkatërrimin e rrjeteve terroriste në zonë, tha ai.

Presidenti Erdoğan deklaroi se BE-ja nuk i ka përmbushur angazhimet e veta për shpenzimet dhe Turqia nuk do të heshtë përballë BE-së.

“Kjo shifër tani është 3 miliardë euro. BE-ja kishte premtuar ndihmë prej 6 miliardë eurosh për të përmirësuar kushtet e jetesës së refugjatëve sirianë në Turqi, por vetëm 2.22 miliardë euro janë dorëzuar deri në qershor ndërsa Turqia deri më tani ka shpenzuar 40 miliardë dollarë”, tha ai.

Ai vuri në dukje se pati një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel gjatë javës dhe ai gjithashtu u takua me presidentin francez Emmanuel Macron dhe se diskutimet do të vazhdojnë në New York.

Erdoğan tha se krijimi i një zone të sigurtë do të sigurojë që emigrantët në Turqi të ktheheshin në tokën e tyre, ku do të kenë arsimim, institucione të shëndetit dhe strehim në tokën e tyre.

“Është Turqia ajo që po lufton me këto grupe terroriste, ne jemi partneri juaj në NATO”. Ju u jepni atyre armë falas që nuk do t’i shisni as me para aleatit tuaj të NATO-s”, tha ai.

“Ne jemi të ngopur me shpjegime të tilla. Unë mendoj se Trump duhet të na kuptojë”, shtoi Erdoğan.