I kërkuan dorëheqjen, zëvendës ministri Musa publikon imazhet e spitalit të Dializës

71120769_1155867078134714_6886191816673067008_n

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, zëvendës ministri i shëndetësisë Asim Musa ka publikuar disa imazhe se si duket Spitali i dializës në Strugë.

I gjithë ky postim ka të bëj me reagimin e tij ndaj kërkesës së Aleancës për shqiptarët se zëvendës ministri Musa duhet të dorëhiqet për shkak të rënies së ujit nga pullazi në një prej ndërtesave në spitalin e Strugës.

Reparti i dializës sipas imazheve të publikuara nga ai duket si një prej reparteve më moderne dhe në një pastërti maksimale.

Musa u shkarkuar nga pozita e drejtorit të spitalit të Strugës nga ana e ministrit të atëhershëm të shëndetësisë Arben Taravari, 18 muaj pas qëndrimit në këtë pozitë për të vendosur një kuadër të Aleancës për shqiptarët që më pas kjo pozitë t’i shkojë në llogari të LSDM-së.

Kështu dukej spitali pikërisht në kohën kur Musa u shkarkua nga ana e Taravarit që sot hedh baltë se si është ‘katandisur’ spitali që tashmë drejtohet nga ana e kuadrit të LSDM-së.

‘Ju që kërkuar dorëheqjen, është koha të kërkoni falje qytetarëve të Strugës, që më shkarkuat atëherë kur e bëra spitalin e dializës të duket kështu’, ka shkruar mes tjerave zëvendës ministri Musa si kundërpërgjigje ndaj gjithë atyre që e akuzuan dhe kërkuan dorëheqjen e tij.