Ministri Xhemaili vazhdon vizitat, sot ndalon në fshatin Vicë

71005521_694113444400826_2061857960216231936_n

Pas vizitave që pati ditën e djeshme në fshatrat Veshallë dhe Bozofcë, ministri Hisen Xhemaili sot ka vazhduar vizitën e tij në fshatin Vicë, përkatësisht në vendlindjen e tij.

Ministri Xhemaili edhe këtu është takuar me banorët e fshatit bashkëfshatarët e tij me të cilët ka diskutuar problemet me të cilat po përballen ato, në kuadër të vizitave që ai ju bën vendbanimeve shqiptare që nga marrja e postit të ministrit.

Ai nga afër ka dëgjuar të gjitha hallet e banorëve që kanë të bëjnë kryesisht me fshatin e duke premtuar që të njejtat do t’i adresojë në organet përkatëse për zgjidhje të tyre.