Spanja kampion i botës në basketboll

Spanja - basketboll

Spanja u shpall kampion i botës në basketboll pasi në finalen e Kampionatit Botëror FIBA 2019 në Kinë mposhti Argjentinën me rezultatin 95-75, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky është titulli i dytë i Spanjës si kampion i botës në basketboll, pasi për herë të parë fitoi këtë kupë në vitin 2006.

Ndërkaq, për Argjentinën ndeshja e sotme ishte finalja e tretë në histori, ndërsa ka arritur që vetëm një herët ë shpallet kampion në vitin 1950.