Këngëtaret në duart e hipnoterapistes më të famshme shqiptare, Valentina Rexhaj

70393714_2267412033384507_8412183341775716352_n

A keni dëgjuar ndonjëherë për Valentina Rexhaj? Ajo është një personalitet i fortë, një femër e aftë në profesionin e saj, e cila ka për mision ti nidhmoj njerëzit të lirohen nga bllokadat emocionale. Valentina Rexhaj, është nga Mali i Zi dhe atje kreu shkollen fillore dhe te mesmen. Në vitin 2014 ka përfunduar shkollimin per kontabilitet ne shkollen e biznesit ne Zürich. Në vitin 2019 ka krye “OMNI Hypnoseausbildung” në Luzern.

Valentina Rexhaj është hipnoterapiste profesioniste, ndër më të aftat në Evropë. Thotë se studioj për hipnoterapi që ti ndihmoj njerëzit të lirohen nga bllokadat emocionale, pasi është e konstatuar se 95% e semundjeve janë bllokada emocionale. Valentina, me sinqeritet tregon se pas një rënje në depresion dhe “brnout”, morri një rrugëtim të rëndësishëm, atë të gjetjes së vetës.

“Kush jam unë… Çka dua këtu dhe kush janë njerëzit tjerë. Nga zbulimi se ne jemi në gjendje të krijojmë ato që ne duam, krijova një shëndet të plotë dhe plotësova vetën edhe ne sferat tjera jetësore”, thotë Rexhaj, e cila tregon se e shëroj vetën me fuqinë e brendshme duke përdorur meditimin dhe metodat e tjera që tashmë i ka përfshirë në librin e saj me titull “Beso në fuqinë tënde”.

Siç mësojmë, ky liber ka arritur një sukses të jashtëzakonshmë, duke u ndihmuar shumë njerëzve të cilët janë lodhur me jëten që kanë pasur dhe kanë filluar të ndryshojnë realitetin e tyre. Valentina,  tregon se një ndër thëniet e saj të preferuara është. “Ndrysho shikim në ate që shikon dhe ajo qe shikon ndryshon”. Libri me titull “Beso në fuqinë tënde” ndihmon që njerëzit të marrin një pamje tjetër për të gjitha ato që i kanë besuar deri më tani dhe i kanë mbajtur në vibrim të ulët.

Siç kuptojmë, të gjitha metodat e sqaruara me detaje në librin e shumë kërkuar të Valentina Rexhaj, u ndihmojnë lexuesve të krijojnë të gjitha ato që dëshirojnë ti kenë në jetë. Hipnoterapistja e njohur, mban senaca individuale me shumë njerëz, e madje edhe me një numër perosnazhesh të njohur të botës së ekranit, duke përfshirë këngëtare, aktor, prezantues, politikan, etj.

Ajo, gjithashtu krijon edhe lidhje online, përmes të cilave mban seancat e saj të hipnozes, praktikon meditimin, jep këshilla profesionale dhe ndihmon që njerëzit të arrijnë paqen e plotë. Ndërkohë, mësojmë se Valentina Rexhaj njeh pesë gjuhë të huaja, që i flet rjedhëshëm dhe gjithashtu punon fortë për Integrim te shqiptarëve për komunen e Untersiggenthal. Thotë se i motivon dhe ndihmon njerëzit të forcohen mentalisht dhe emocionalisht.