7.5 ballë tërmet, ministria e Mbrojtjes jep informacion: Më i forti në 20-30 vitet e fundit! Po punojmë për dëmet

durres

Tërmeti i regjistruar në orën 14:04 në Shqipëri

IGJEUM  dhe Ministria e Mbrojtjes raportuan në lidhje me dy tërmetet e fuqishme që ranë sot në Shqipëri.

Sipas insititutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit saktësoi se tërmeti i orës 14:04 kishte magniturë 5.8 të shkallës Rihter dhe me intensitetit mbi .7.5 ballë.

Epiqenda e tij u shënua në Kepin e Rodonit, në distancë 30 km në largësi nga Durrësi.

Ky konfirmohet si tërmeti më i fuqishëm në 20-30 vitet e fundit në Shqipëri.

Ndërkohë, MB theksoi se të vetmet zona që nuk u prekën nga tërmeti janë: Sarandë, Himarë, Finiq, Lezhë dhe Dibër.