Aksident në Maxhari të Shkupit

policia

Dje në orën 10:30 në rrugën “Pero Nakov” në Maxhari të Shkupit një automjet i tipit Volkfswagen Passat me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.V (47) nga Shkupi ka shkelur këmbësoren B.GJ (41) nga Shkupi.

B. GJ (41) ka marrë lëndime të rënda trupore dhe menjëherë është transportuar në Klinikën “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore.

Ndryshe një ekip nga SPB Shkup ka bërë inspektim në vendin e ngjarjes.