Humanizmi nuk njeh kufi, Edward Gojçaj përkrah plakun në Prishtinë

20190922_151133-696x740

Në fushatën e cila po zhvillohet në Kosovë, për zgjedhjet e 6 tetorit, ka raste të cilat nxitin humanistët e diasporës për të dhënë kontribut.

Një humanizëm i tillë, që kronika elektorale në media vuri në dukje, ka nxitur humanistin e shquar,malësorin nga Hoti që jeton në Amerikë, Edvard Gojçaj të përcjell përkrahjen ndaj një rasti social.

Edhe pse ai asnjëher veprat e tij humane nuk i bën publike,por si duket plaku nga Prishtina ka prekur thellë në zemrën e tij,dhe të njëjtën e ka bërë publike për të inkurajuar ndoshta dhe humanist të tjerë për ti dalur në krah një të moshuari me gjendje të rënduar ekonomike.

Z. Gojçaj si çdo herë, ka gjetur rrugët e tërthorta për të përkrahur atë.

Ja postimi i plotë i z. Gojçaj:

Bota është e vogël!!!!

Po e ndaj një ngjarje me ju miq të mi,me gjith se nuk e kam zanat me shkruajtur për këto gjana!!!!
Në Facebook te faqja e Klan Kosovës e shoh një bisedë të Albin Kurtit me nji plak të varfer dikun në Kosovë gjat kampanjës tij para zgjedhore si shihet edhe në video!!!!!!
Pasi që e pash gjendjen e plakut më preku shum e sidomos kur than që i ka 3 antar të smutë në shpi dhe merr 90€ në muaj e në mes tjerash tha djalin e ka me sakat qysh se ja paskan rreh policia e Serbisë,pruna vendim ta gjej kyt plak me i ndihmua sado pak!!!
E kontaktova një shok në Prishtinë edhe ja tregoj situaten,ai si burrat thot ska problem unë shkoj kudo të jen plaku edhe ja çon ndihmën tande!!!
Shoku e gjeti plakun edhe po më bjen telefoni mram kah ora 3 mengjesit,lajmrohem shoku te shpija e plakut dhe thot mu desht me të thirr se po don plaku me fol me ty me tu falenderua; ma jep plakun telefon,plaku shum i kthjellēt në bisedë po rrit nderën dhe po më pyet nga jam edhe për mbiemer,edhe më thot unë i kam 86 vjet por e kam pas nji shok të ngushtë kam nëj me të 2 vjet në ushtri në Kragujevac bashk para 66vjet,dhe ma përmend emrin e kushëririt tim Rrok Pjeter Gilës Gojçaj,i tregova se ka vdek dhe ju dhimbë kur i thash!!!!
Rrok Pjetri Gojçaj jo pse ka qen kushrini im por ka qen një nga njerzit ma me autoritet në Malësinë tonë!!!
Mu desht me nda kyt ngjarje me ju që ta dim se bota ësht shum e vogël!!!!!

Ps: Driton Xhemaili të falënderoj që ma kreve kyt ndër
vëlla!!!!!!

Kaloni mirë e ju përshendesë!!!