Shaqir Palushi dhe “Golden Eagle”, nderohen për bamirësi

shaqir

Për kontributin e tij për bamirësi, Shaqir Palushi është shpërblyer me mirënjohje “Shën Tereza”, dhe për këtë, ai ka theksuar se “të gjithë ne duam të jetojmë ne një vend të rrethuar nga njerëz të lumtur e jo të rrethuar nga mjerimi, prandaj ky ishte motivi që ne kemi krijuar “Fondacionin Golden Eagle”.

Ai ka theksuar po ashtu se do të renovoj ambientet e shoqatës së shurdhmemecëve në Suharekë, nëpërmjet Fondacionit “Golden Eagle”, duke shprehur i gatshëm të ndihmoj për njerëzit në nevojë.

Ja postimi i z. Palushi në rrjetin social.

Jamë shum i lumtur që sonte jame nderuar me mirnjohje për bamirsi që mban emrin e”Shën Tereza”
Gjithashtu Fondacioni Golden Eagle do të ronovoj zyret e Shoqates së shurdhmemecve në Suharekë.
Të gjithë ne duam të jetojmë ne një vend të rrethuar nga njerëz të lumtur e jo të rrethuar nga mjerimi,prandaj ky ishte motivi që ne kemi krijuar “Fondacionin Golden Eagle” për të qenë afer njerzve në nevoj .
Sh.P.