Bujar Osmani: Çdo sukses i vendit tonë mban vulën e SHBA-së (FOTO)

Osmani-Pompeo-696x385

Zv/ kryministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot priti në takim sekretarin e shtetit të SHBA-së, Majk Pompeo në Ohër.

Sipas Osmanit çdo sukses i Maqedonisë së Veriut mban vulën e Amerikës.

“Faleminderit për vizitën historike z. Sekretar Pompeo! Çdo sukses i vendit tonë mban vulën e SHBA!” ka shkruar zv/kryeministri Bujar Osmani.

Ndryshe Pompeo sot pati takim me krerët e shtetit, me presidentit Pendarovski dhe kryeministrin Zaev./TS/