Muhamed Zekiri: Në BFI ndodhin punë të tmerrshme

muki

Akuza në adresë të BFI-së ka lëshuar edhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamet Zekiri, i cili ka thënë se në këtë bashkësi fetare po ndodhin çështje të tmerrshme, por për ndryshime duhet të vendosin besimtarët dhe imamët.

“Atje ka punë të tmerrshme për të cilat e din edhe opinioni i cili është i informuar, por besimtarët dhe imamët janë ata që duhet të bëjnë ndryshimin nëse e dëshirojnë në atë Bashkësi Islame. Kam qenë në Haxh me ftesë të mbretit të Arabisë Saudite dhe nuk kam udhëtuar nën organizimin e BFI-së, prandaj nuk kam paguar, besimtarët tjerë që kanë udhëtuar në Haxh e dinë mirë se sa para i kanë paguar vizat”,- deklaroi nënkryetari i LSDM-së, Muhamet Zekiri.