Barcelona spektakël ndaj Seviljes

SUAREZ

Barcelona spektakël ndaj Sevillas, fiton 4-0 dhe ngjitet në vendin e 2-të të La Ligas. Ishte një fitore e madhe ajo e Barçës në të cilën Suarez shënoi një supergol me roveshatë por në të njëjtën kohë u zhbllokuan edhe Dembele që shënoi golin e tretë dhe mbi të gjitha Messi që me një goditje standarte fiksoi shifrat në 4-0 dhe gjeti golin e tij të parë sezonal. Mes tyre qëndron edhe finalizimi i Vidal që erdhi pak minuta pas kryeveprës së Suarez. Gjithsesi fundi i ndeshjes nuk ishte i lumtur për Barcelonën pasi mbrojtësi i ri Araujo dhe Dembele për protesta u ndëshkuan me kartona të kuq. Me këtë sukses Barça u ngjit në kuotën e 16 pikëve, 2 më pak se Reali kryesues. /SS/