Juventusi fiton Interin dhe merr kreun në Seria A

Higuain-1

Me një paraqitje super dhe personalitet, Juventusi mposhti Interin në “San Siro” me 2-1 dhe e detyron që t’i dorëzojë stafetën e kreut të renditjes, duke komanduar kështu Serie A në kuotën e 19 pikëve, një më shumë se skuadra e Antonio Kontes, që pas gjashtë fitoresh radhazi provon shijen e hidhur të humbjes. Vendos ai, El Pipita Higuain, që duket sikur kurrë nuk është larguar nga Juventusi dhe se ai sezon i dështuar me Milanin dhe Çellsin është një makth i shëmtuar. Juventusi e nisi më mirë me Dybala që pas 4 minutash mposhti Handanovic, ndërsa Ronaldo goditi tranversën e portës. Por, Lautaro gjeti golin e barazimit me penalltinë e shkaktuar nga De Ligt për prekje me dorë brenda zonës së rreptësisë. Pjesa e parë u mbyll me polemika dhe sherr, ndërsa në pjesën e dytë gjithashtu nuk munguan rastet edhe pse skuadra e Sarrit ishte më kërkuese. Trajneri bardhezi hodhi kartën “Higuain” në fushë, ndërsa Konte ndërroi Lautaron, teksa Vecino goditi edhe shtyllën dhe Juventusi ishte me fat.