Boki 13 sëmuret në gjykatë, thirret ambulanca

boki

Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13, i akuzuar në rastin Zhvatja, është dërguar me urgjencë në spital para se të jepte deklaratë para prokurorit në ambientet e gjykatës. Jovanovskit i është përkeqësuar gjendja shëndetësore menjëherë pasi është sjellë nga paraburgimi, ndërsa avokati i tij Sashko Dukoski tha se klientin e ka parë duke vjellë dhe pa vetëdije në toaltetin e gjykatës. Dukovski tha se Jovanovski disa herë ka kryer kontrolle dhe specialistët kanë konstatuar se duhet të hospitalizohet për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Ditë më parë ai kërkoi edhe lirim nga paraburgimi pikërisht për këtë arsye, po gjykata e apelit ia refuzoi kërkesën.

Sashko Dukoski, avokat i Boki 13
“Ndodhi një skenë e pakëndshme, filloi të vjellë dhe kolaboi. Nuk ishte I kontaktueshëm për një kohë të caktuar, tani erdhi ndihma e shpejtë dhe u dërgua në investigim të mëtejmë në spital edhe pse ka mendim nga klinika për kirurgji torakale se hospitalizimi është I patjetërsueshëm për gjendjen e përgjithshme shëndetësore. Në përgjithësi ishte skenë e pakëndshme që nuk ka aspak lidhje me drejtësinë. Unë kur erdha ai po vjelljtë në toilet, nuk dha as dëshmi as asgjë. Ai po vjellte ishte një skenë e neveritshme, nuk e dij nëse humbi vetëdijen apo çfarë i ndodhi, por ishte i pakapshëm”

Bojan Jovanovski është një nga dy të akuzuarit e parë në rastin Zhvatja, bashkë me Zoran Mileski Ki[eec i cili para dhjetë ditëve u lëshua në paraburgim shtëpiak. Ata akuzohen për tregëti me ndikim, ndërsa dyshohen se i kanë kërkuar para biznesmenit Orce Kamçev, për ta liruar nga paraburgimi në rastin “Perandoria” ku ndiqej nga Prokuroria Speciale Publike. Bashkë me ata dy në këtë rast e dyshuar është edhe ish kryeprokurorja speciale, Katica Janeva e cila poashtu ndodhet në paraburgim në Shutkë./Shenja/