Sabit Bilali vazhdon me Shkupin

Sabit Bilali

FC Shkupi dhe Sabit Bilali kanë vazhduar bashkëpunimin. Palët kanë rinovuar kontratën deri në muajin korrik të vitit 2021. Drejtuesit bardheblu kanë ‘blinduar’ mesfushorin tetovar edhe për një sezon tjetër, duke mos lënë hapësira për ndonjë largim eventual të tij në përfundim të kampionatit 2019/20.

Bilali skuadrës së Shkupit iu bashkua merkaton e verës, me çka në ndeshjet në Liga Europa ndaj Pyunikut bëri diferencën në fushë me paraqitje që lanë shumë për të dëshiruar, ndërsa edhe gjatë sezonit të ri në kampionatin vendor dhe kompeticionin e Kupës ka qenë titullar i padiskutueshëm te ekipi bardhekaltër.

Bilali shihet një nga shtyllat kryesore të repartit të mesfushës tonë së bashku me talentin tjetër të Shkupit, Besar Iseni.