Zeqiri nga Kërçova: A mbani mend 3 vjet pushtet të ketë pasur aksione për të tensionuar raportet ndëretnike

zekiri-696x492

Deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri theksoi se për më pak se tre vite qeverisja aktuale ka qenë shembull për tërë botën dhe se me të drejtë vendi është në pritje të fillimit të negociatave për anëtarësim në BE, përjcellë INA.

“Regjimi me vite të tëra na ndante në të gjitha bazat, pa ofruar diçka pozitive, krimi nelët udhëhiqnin me sistemin, përçajë e sundo, ndërsa në media dominonin tema ndëretnike në aspektin negativ, derisa partnerët në pushtet plaçkisnin dhe rrënonin. Për dallim nga atëherë, policia sot është në shërbim të qytetarëve, nuk ka asnjë aksion policor gjatë këtyre tre viteve me tendencë për të nxitur tensione ndëretnike”, theksoi Zekiri.

Sipas tij, qytetarët sot flasin lirshëm pa pasur frikë. Ai përsëriti se LSDM ndërton koncept një shoqëri për të gjithë, ky qytetarët pa dallime i realizojnë të drejtat dhe detyrimet e tyre. (INA)