HAHN KËRKON FALJE: Nuk ka vendim për hapjen e negociatave

hAN

Komisioneri i BE-së Johannes Hahn shprehu zhgënjimin dhe u kërkoi falje qytetarëve të Maqedonisë dhe Shqipërisë, pasi nuk ka vendim për hapjen e negociatave.

“Nuk është moment për t’u krenuar, por nuk dua të fajësoj askënd. Tani është radha e Këshillit të Evropës. Një numër i madh i anëtarëve e mbështetën rekomandimin e Komisionit. Me të vërtetë më vjen keq, sepse nuk është moment për t’u krenaruar. Çdo vonesë e mëtejshme do të dëmtojë besueshmërinë tonë të Ballkanit Perëndimor dhe gjithashtu ambicien tonë për t’u bërë një lojtar global më i fortë. Ne nuk duhet të befasohemi nëse forcat e tjera forcojnë ndikimin e tyre atje. Unë ende shpresoj se të enjten ose të premten Këshilli i Evropës dhe udhëheqësit e vendeve do të marrin një vendim politik për të rivendosur besueshmërinë tonë në Ballkan. Maqedonia dhe Shqipëria kanë bërë detyrat e tyre të shtëpisë, kanë bërë reforma vërtet të dhimbshme që nuk janë të mundshme në shumicën e vendeve tona. Qytetarët kanë dëshira dhe ëndrra, nuk është kënaqësia e politikanëve, ne duhet të punojmë për njerëzit. Ju kërkoj ndjesë qytetarëve për mos arritjen e një marrëveshje”, tha Hahn.

Ministrat e jashtëm të BE-së nuk arritur një marrëveshje dhe nuk kanë vendosur të fillojnë negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Tani çështja do të kalojë në nivelin më të lartë, në Këshillin e Evropës që duhet të takohen në fund të javës. /gjurme.info/