Blogeri shqiptar: Jam gay, më pëlqejnë meshkujt dhe dua të kem fëmijë

blogeri shqiptar

Këtë të shtunë, në emisionin “Pop Culture” në Top Channel, ka qenë i ftuar një personazh, i cili bëri zhurmë nëpërmjet një postimi në Youtube. “Jam gay”- tregonte Dario Doka në videon e publikuar në kanalin e tij në Youtube.

Ai është grimier dhe ka tërhequr gjithashtu vëmendjen për kujdesin që tregon për pamjen e tij dhe jo vetëm. Dario ka qenë i ftuar i Dojna Memës ku ka folur për karrierën e tij si grimier dhe për homoseksualitetin e tij.

Dojna ka pyetur Darion nëse mendon ndonjëherë që të adobtoj fëmijë, duke qenë se kjo gjë paragjykohet nga heteroseksualët.

“Unë jam mashkull dhe më pëlqejnë meshkujt. S’mund të ndryshoj! Unë dua të , askush nuk mund të vendosë nëse duhet të kem a jo, vetëm Zoti e vendos këtë. Fakti që jam gay nuk të bën të mos kesh fëmijë. Do bëhem me fëmijë dhe pik”- ka thënë Dario shumë i vendosur.

Veç kësaj, grimier ka treguar se është mbështetur nga nëna e tij dhe i ka qëndruar mjaft pranë. Por në anën tjetër, me babain e tij nuk ka asnjë kontakt prej disa vitesh.