Rrustem R. Berisha promovon tri vëllime të librit “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999”

received_727998051016543-696x346

Studiuesi Rrustem R. Berisha, me rastin e finalizimit të një pune të jashtëzakonshme studimore, në Prishtinë, do të promovojë tri vëllime të librit “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999”.

Problematika që shtron, z. Berisha është tejet sensitive për historinë tonë të re, sepse nëpërmjet tri vëllimeve, ai argumenton gjenocidin e ushtruar gjatë pushtimit të trojeve shqiptare, ku një pjesë e tyre, vijon të jetë e pushtuar.

Z. Berisha, në ftesën e publikuar për opinionin, ka shkruar se “Pjesëmarrja Juaj nderon veprën dhe kujtimin për dëshmorët e rënë gjatë shekujve për lirinë e trojeve shqiptare.

Promovimi mbahet më 28 tetor 2019, në “Hotel Swiss Diamond”, në Prishtinë, me fillim në ora 12:00.