Të vetëm dhe me shumë sëmundje, burrë e grua kërkojnë ndihmën e bamirësve

tv21

Burrë e grua jetojnë të vetëm dhe me shumë sëmundje.

Shaqirja, gruaja e Menafit është e sëmurë nga sheqeri dhe këmbët. Ajo thotë se edhe përkundër sëmundjeve, duhet të kujdeset për burrin i cili është edhe më i sëmurë.

Menafi ka skizofreni dhe duhet të marrë barnat e nevojshme, ku shpesh herë nuk mund edhe ti sigurojë.

Ndërsa sëmundjet po ua shton edhe lagështia nga shtëpia e vjetër. Banjo e kanë këtë vend të improvizuar. Kuzhinë nuk kanë.  Këto mobilje Shaqirja thotë se ua kanë dhuruar njerëzit.

“Rrogë jo, pension jo, tani marrim ndihmë kujdesi, 4000 denarë marr ndihmë që kujdesem për burrin. Na kanë ndihmuar fqinjët me diçka për të ngrënë, ne jetojmë me ndihma që na e japin gjatë muajit të Ramazanit, me miell, supë. Po ashtu nuk kam vend në shtëpi ku ta mbaj ushqimin. Këto të holla që marrim 4000 denarë nuk na mjaftojnë as për barnat e burrit, ndonjëherë na furnizojnë me ushqim të tjerët”, tha Shaqire Ramadani.

Menafi i zoti i shtëpisë, nuk mund të punojë nga sëmundjet që e kanë kapluar. Ai tregon se nga dita kur është sëmurë në shtëpinë e tyre u ndalën edhe të ardhurat.

“Jeta ime ndryshoj nga dita që u sëmura. Deri në vitin 2007 isha me pensionin e babës kur vdiq edhe baba unë mbeta edhe pa atë”, pohoi Menaf Ramadani.

Menafi e Shaqirja nuk kanë fëmijë, edhe pse shpesh herë thonë se nëse do të kishin pasur një fëmijë ndoshta jeta e tyre do të ishte pak më e mirë.

Burrë e grua nga fshati Pallçishtë i Tetovës, kërkojnë që bamirësit t’ua shtrijnë dorën në këto ditë të vështira.

Nr Familjes   +389 71501537