Arbër Ademi ia del! S’ka grevë, rriten pagat për 10% nga janari 2020

arber-ademi1-6rmtj81ozh6syc7tlsjwqwyqcbugtz24jvgrhnzq6o0.jpg

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi sot ka zhvilluar takim me përfaqësuesit e SASHK-ut, ku kanë rënë dakord për rritjen e pagave për 10% në arsimin fillorë, të mesëm dhe të lartë nga janari i vitit 2020.

Kjo përbën një rritje historike të pagave në sektorin e arsimit pas atyre dy rritjeve me nga 5%, që kumulativisht arrinë mbi 21%, brenda një periudhe të shkurtë kohore prej 17 muaj që nga emërimi i ministrit Arbër Ademi në krye të institucionit të arsimit.

Gjithashtu, ditë më parë në seancë qeveritare u miratua edhe Informacioni për rritjen e pagave për 25% për punonjësit në institutet publike shkencore dhe për pagesën e punës së kaluar.

Vlenë të theksohet se i pari i arsimit Arbër Ademi ka arritur ta mbajë fjalën, pasiqë pas rritjes së parë për 5% të pagave nga shtatori i vitit 2018, kishte deklaruar se trendi i rritjes së pagave nuk do të ndalet aty, dhe tani nga viti janari i vitit 2020, me rritjen plus 10%, përfshi këtu edhe rritjen 5% nga shtatori i këtij viti, rrumbullaksohet një rritje prej mbi 21%, që nënkupton një rritje historike të pagave në arsim.