Juan Felipe largohet nga Shkëndija

Juan-Felipe-contract-termination-Shkendija.png

Juan Felipe ndërpret para kohë kontratën me Shkëndijën e Tetovës. Klubi kuqezi komunikon shfuqizimin e marrëveshjes me futbollistin brazilian, pas një takimi që drejtuesit kanë partur më të.

Ndarja ishte në interes të të dyja palëve, kështu që është gjetur akordi për shkëputjen e parakohshme të kontratës.

Shkëndija falënderon Juan Felipen për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi gjatë periudhës që ishte pjesë e tetovarëve, duke i dëshiruar suksese në të ardhmen.

Gjatë këtij sezoni, Juan Felipe është aktivizuar në 8 ndeshje në kampionat, për një total prej 698 minutash, teksa ka realizuar vetëm një gol në fitoren 3-0 me Sileksin.