Arsenal gjen zëvendësimin e Emery

Unai-Emery

Arsenal po mendon për trajnerin që do ta pasojë Emeryn.

Unai Emery është buzë shkarkimit nga posti i trajnerit, tek skuadra e Arsenal.

Humbja e pësuar mbrëmë nga Leicester City mund të jetë goditja e fundit që Emery merr, para se të shkarkohet nga pozita e krye-trajnerit tek skuadra e Arsenal.

‘Daily Mail’ raporton se Arsenal tashmë veç kanë një emër në listën e zëvendësuesve potencial për Emery, transmeton lajmi.

Bëhet e ditur se Raul Sanllehi ka kontaktuar me ish trajnerin e kombëtares së Spanjës, Luis Enrique, rreth një marrëveshje të mundshme.

Arsenal aktualisht renditet në pozitën e gjashtë, me nëntë pikë më pak se skuadra që mbanë pozitën numër katër në tabelë.

Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë vendim të madh për Emery gjatë kësaj dite.