Fazliu i replikon Osmanit: Mos u mburrni, Teatri Shqiptar është meritë e Hysni Ismailit dhe Asaf Ademit

faton-fazliu-696x385

Shefi i Kabinetit të Ministrisë së Kulturës, njëkohësisht edhe anëtari i kryesisë qëndrore të ‘Alternativës’ Faton Fazliu, ka reaguar në rrjetin social Facebook lidhur me çëstjen e Teatrit Shqiptar në Shkup.

Në profilin e tij ai shpreh hapur pakënaqësinë lidhur me ‘mburrjen’ e ish ministrit të shëndetësisë për Teatrin Shqiptar në Shkup që e quajnë meritë të BDI-së ndërkohë që merita i takon dy ministrave të ‘Alternativës’ Asaf Ademi dhe Hysni Ismaili. Ai gjithashtu thotë se ‘që në kohën e Gruevskit e kanë vjedhur dhe janë pasuruar nga ky Teatër’, shkruan InfoShqip.com

Në vazhdim mund të lexoni të plotë postimin e Fazliut:

“Ky ish ministri i Shëndetësisë në kohën e Gruevskit, që e ka aktive padinë për hajdutëri, pasi që i ka dështuar agjenda për integrim në BE, tash e vazhdon zanatin e vjetër – t’i vjedhë projektet dhe sukseset e huaja.
Teatri Shqiptar është meritë e ministrave Asaf Ademi e Hysni Ismaili dhe është turp për ata që për vite të tëra u pasuruan duke vjedhur nga ky teatër.
Mua më vjen mirë që kam qenë pjesë e ekipit që e bëri Teatrin dhe jam me fat që nuk kam nevojë të bëhem hajdut i sukseseve të huaja.”-përfundon ai.