Komuna e Kumanovës vendos flamujt e Rumanisë dhe Sërbisë, por jo atë Shqiptar

FB_IMG_1573388072061

Komuna e Kumanovës sot feston përvjetorin e krijimit. E si rëndom nëpër festa, para objektit të komunës vendosen flamujt zyrtarë dhe flamujt që përfaqësojnë perkatësinë kombëtare të popujve që jetojnë brenda territorit të kësan komune, përcjell in7.

Pikërisht këtu, Komuna e Kumanovës ka vendosur që krahas flamurit shtetëror dhe atij të komunës, të vendosë edhe flamujt e Turqisë, Sërbisë, Malit të Zi e Rumanisë, por jo Flamurin Kombëtar Shqiptar. Kjo ka shkaktuar debate në rrjetet sociale, por edhe në qytet.

Për këtë “lëshim” të Komunës së Kumanovës, ka reaguar këshilltari i Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë, Osama Muadini.

Sipas Muadinit, absurde dhe e pafalshme është kjo sjellje e krerëve të pushtetit lokal në Kumanovë. Ai thekson se veprimi i tillë tregon se sa respekt kanë për shqiptarët krerët e LSDM-së dhe kryetari i komunës, i cili është zgjedhur edhe me vota të shqiptarëve, përcjell in7.

Absurde sipas Muadinit është edhe vendosja e flamurit të Rumanisë sepse kjo i ofendon vetë qytetarët romë të Kumanovës, sepse ai nuk është flamur i tyre.

“Faleminderit dhe ju lumtë që çdo ditë e më shumë po ju tregoni shqiptarëve se sa i doni dhe për çfarë ju duhen si LSDM. Flamujt e vendosur na kujtojnë “Bashkim Vëllazërimin” e Jugosllavisë apo “Shoqërinë për të gjithë” të LSDM së atëhershme dhe asaj të sodit” – shkruan mes tjerash Osama Muadini, këshilltari Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë./in7.tv/