Krisma në Bit Pazar të Shkupit, një i plagosur

policia

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur sonte para pak çastesh në BIt Pazar të Shkupit, raportohet për të plagosur, përcjell TS.

Sipas dëshmitarëve okularë, të shtënat kanë ndodhur në rrugën që ndan tregun, ndërsa plumbat kanë fluturuar në të gjithë anët e tregut.

Të shtënat zgjatën për një kohë të shkurtër dhe menjeherë në vendin e ngjarjes ka arritur edhe Ndihma e Shpejtë dhe të plagosurit i ka dërguar në spital.

Nga MPB-ja, deri tani nuk ka asnjë informacion mbi incidentin./TS