Sarri kundër Piolit: Formacionet e mundshme Juventus-Milan

Pioli-e-Sarri-panchina-sito-ufficiale-Milan-e-Juventus

Mbrëmjen e sotme do të luhet edhe kryendeshja e javës së 12-të në Serie A, me Juventusin që do të presë Milanin në Allianz Stadium.

Të dy trajnerët janë shumë të dyzuar për sa i përket formacioneve, me Sarrin që ka dyshime për sa i përket dyshes De Ligt-Ronaldo, të cilët kanë pasur një dëmtim. Portugezi ka shumë mundësi që ta nisë si titullar, ndërsa për mbrojtësin ende nuk dihet nëse do të rrezikohet.

Krahët e mbrojtjes nuk pritet të kenë ndryshime, me Alex Sandro dhe Cuadrado, ndërsa në mesfushë luan garda e vjetër. Matuidi-Pjanic-Khedira, si dhe Bernardeschi në mbështetje të Higuain e Ronaldo.

Juventus (4-3-1-2): Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi; Higuain, Cristiano Ronaldo

Nga ana tjetër, Pioli ka dyshime për sa i përket skemës. Trajneri italian ka provuar në stërvitje 3-4-2-1, por ende nuk dihet nëse numri një i stolit kuqezi do të ndërmarrë këtë rrezik në fushën e Juventusit, pasi asnjëherë më parë nuk e ka provuar te Milani këtë skemë.

Gjithsesi, nga ajo që shkruhet në mediat italianë së fundmi, pritet që Pioli t’i qëndrojë besnik skemës 4-3-3. Conti fiton balotazhin me Calabrian, që duket se nuk preferohet më nga trajneri, ndërsa në qendër konfirmohet Duarte.

Romagnoli dhe Theo janë të padiskutueshëm, ndërsa në mesfushë, konfirmohet treshja që luajti ndaj Lazios, Bennacer-Krunic-Paqueta. Në sulm rikthehet Suso, ndërsa Calhanoglu është i pazëvendësueshëm për Piolin. Piatek nga ana tjetër fiton balotazhin me Leaon, që në ndeshjet e fundit është dukur krejtësisht jashtë forme.

Milan (4-3-3): G. Donnarumma; Conti, Duarte, Romagnoli, T. Hernandez; Paquetà, Bennacer, Krunic; Suso, Piatek, Calhanoglu