Shkëndija fiton Rabotniçkin falë dy golave të Agim Ibraimit

75474169_2534271063327768_4811195989585035264_n
Shkëndija e Tetovës ka fituar me rezultat 1:2 transfertën me Rabotniçkit të luajtur sot në kuadër të xhiros së 14-t në elitën e futbollit vendor. Tetovarët fituan takimin me përmbysje falë dy golave të Agim Ibraimit. Fillimisht “romantikët” shkuan në avantazh me anë të Sharkoskit që zhbllokoi shifrat në minutën e 6-të të takimit, ndërsa Agim Ibraimi ishte i saktë dy herë nga pika e bardhë, duke realizuar në të 18-tën dhe minutën e fundit të ndeshjes që i dha fitoren dhe tri pikët Shkëndijës në këtë përballje. Kujtojmë se Rabotniçki e mbylli takimin me një futbollist më pak në fushë, pasi nga loja me karton të kuq u përjashtua Siljanovski. Me këtë ndeshje kompletohet edhe xhiroja e 14-t, ndërsa kampionati shkon në pauzë 10 ditore për shkak të takimeve ndërkombëtare dhe rikthehet me 21 nëntor me ndeshjet e xhiros së 15-të.