Takimi i djajve në Ohër

Eugen-Shehu

Eugen Shehu
Përderisa pritet çertifikimi i rrezulltateve nga KQZ-ja për zgjedhjet e 6.tetorit.Qeveria në ardhje,duket se dha efektin e saj pozitiv ndaj djallëzive kundra Sovranitetit dhe Integritetit territorial të Republikës së Kosovës.
Kjo shihet tek fenomeni Vetvendosje me Albin Kurtin në krye dhe tek gjenerata e re, e intelektualëve tek LDK-ja të prirur nga zonja Vjosa Osmani. Ky është realiteti që detyroi Presidentin Hashim Thaqi, më në fund të tërhiqet nga takimi i djajve në Ohër, mes akterëve nostallgjik të ish jugosllavisë inegzistente.Kundra kësaj ideje antikombëtare shqiptare në Shqipëri qytet më qytet mbahen dhe tryeza diskutimesh dhe informimesh protestuese që organizohen nga Shoqëritë Civile dhe intelektual e Akademik me prirje Patriotike,duke demaskuar dhe artikuluar rolin antikombëtar dhe përqarës të kryeministrit të “qetës rilindase”që ringjallin aktet kriminale antikombëtare të etërve apo gjyshërve të tyre. Uroj që sa më parë t’iu ipet mandati partive fituese në Kosovë për formimin e Qeverisë së re,sipas së drejtës Kushtetuese dhe vullnetit të popullit shqiptar në R.e Kosovës.