Tentoi të vriste 2 persona, ekstradohet nga Franca 20-vjeçari shqiptar

44444444444444-18

Është ekstraduar nga Franca një 20-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi dyshohet për “Vrasje me paramendim”.

Bëhet fjalë për K.F (V), 20 vjeç, lindur në Peshkopi, Dibër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Dibër ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në Peshkopi, pranë ish-degës ushtarake, në bashkëpunim me vëllanë e tij kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit ku udhëtonin shtetasit A.M ., dhe A.A., ku mbeti i plagosur rëndë shtetasi A.M.

Kapja e këtij shtetasi u bë falë marrjes së informacionit nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër për vendodhjen e tij në Francë, dhe shkëmbimit në kohë të informacionit mes specialistëve të Interpol Tirana me Policinë Franceze.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Policinë Franceze, u bë i mundur ekstradimit i tij drejt Shqipërisë.

Specialistët për hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër bënë ekzekutimin e Vendimit Penal Nr. 58, datë 22.06.2018, të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila ndaj shtetasit të lartpërmendur ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.