Personi me sopat në dorë ngrit panik në spitalin klinik të Tetovës

spitali

Sot në media qarkulluan foto dhe video ku shihej një person i cili mban në dorë një sopatë duke ecur nëpër korridoret e Spitalit Klinik të Tetovës. 

Nga drejtoria e Spitalit dhanë sqarim. Personi i cili shihet me sëpatë në spitalin e Tetovës, sipas drejtuesve të Spitalit, është me të meta mendore.

“Personi i cili shihet me sëpatë në spital është i sëmurë psiqikisht. Është nga Debreshi dhe gjithnjë vjen në spital për lidhje te plagëve dhe ne i ndihmojmë”, thonë nga spitali i Tetovës për Tetova Sot, përcjell Flaka