“Savashi” festoi përvjetorin e tretë me ish-Miss Marokun

Savashi

Murat Yıldırım është ndër aktorët e njohur nga Turqia, i cili për publikun shqiptar është bërë i njohur me rolin e “Savashit” nga seriali “Dashuri dhe ndëshkim”. Aktori i dashur nga publiku anë e mbanë botës sot ka festuar datë të shënuar.

Ai ka tri vjet që është bashkë me ish-Miss Marokun, Imane Elbani, me të cilën edhe është martuar para tri vjetëve. “Savashi” në instagram, ku numëron 2 milionë e 800 mijë ndjekës publikoi disa imazhe të bukura me bashkëshorten e tij.

“Sot 3 vjet më parë ju erdhët në jetën time”, shkroi aktori krahas njërës video së bukur, që publikoi në instastory. Edhe Imane në instastory për mbi 2 milionë ndjekësit e saj publikoi dhuratën që bashkëshorti i dhuroi në datën e tyre të veçantë, të cilin edhe e falënderoi.

Murat Yıldırım është lindur më 13 prill të vitit 1979 në Konya-Turqi. Ai njihet për role të shumta, nje ndër të cilët është edhe roli i “Savashit”, nga seriali “Ask ve Ceza”. Sa i përket jetës private, Murat Yıldırım nga vitit 2008 deri në vitin 2014 ka qenë i martuar me aktoren e njohur, Burçin Terzioğlu. Ndërsa, me Imane Elbanin është martuar në dhjetor të vitit 2016.

Ndërsa, Imane Elbani është me origjinë nga Maroku, e cila ka marrë pjesë në konkursin e bukurisë në Marok në 2008 dhe është zgjedhur si mbretëresha e bukurisë. Aktorja dhe modelja marokene, Imane Elbani ka luajtur në shumë seri dhe reklama./21Media