Arnold Schwarzenegger mund të bëhet vjehërr shqiptar

Captureasdaa

Aktori i famshëm I filmave aksion Arnold Schwarzenegger mund të bëhet vjehrri i një nuse shqiptare pasi djali I tij, Joseph Baena është lidhur me një vajzë shqiptare.

Nicky Dodaj është vajza që ja ka vjedhur zemrën djalit të aktorit të famshëm dhe dyshja duken shumë të lumtur së bashku duke postuar fotografi nga pushime të ndryshme.

Nicky është me prejardhje shqiptare, pasi prindërit vijnë nga Shqipëria ndërsa ajo ka lindur në Amerikë. Nuk dihet se si do të shkojë lidhja e të rinjve mirëpo shpresojmë që Arnold të vijë në Shqipëri në mos për filmat e tij të paktën si vjehrri I këtij vendi.