Sinan Vllasaliu me tri projekte të reja

sinan vllasaliu

Sinan Vllasaliu do të vijë me disa projekte të reja muzikore për fundvit.

Këngëtari i njohur shqiptar, i pëlqyer nga të gjitha moshat,  do të shpërblejë adhuruesit e muzikës së tij me disa këngë të reja.

Dy nga këngët do të publikohen sot, të realizuara me video për programet dedikuar festave të fundvitit, shkruan GazetaExpress.

“Anulohet dasma” mban titullin balada më e re e “ mbretit të baladave”, e cila na sjell një histori që do të prek shumë zemra, por do të sjell shumë ritëm me këngën tjetër të titulluar “Boom”, pasi kënga është shumë ritmike.

Të dy projektet janë nga dora e mjeshtrit Ilir Berani ndërsa të orkestruara nga Wirusi.

Por kjo nuk është e tëra, artisti përkundër angazhimeve të shumta në mbrëmje e koncerte nuk ndalet së punuari edhe në të tjera projekte.

I treti me radhë gjatë kësaj periudhe do të vijë në bashkëpunim me këngëtarin Meda.

Kënga që ka bashkuar dyshen fantastike do të vijë e realizuar me videoklip, xhirimet e së cilit kanë filluar tashmë dhe për publikun pritet të jetë gati brenda pak ditësh.