“Klienti im Bojan Jovanovski, trajtohet në mënyrë jo njerëzore nga autoritetet shëndetësore të burgut. Gjatë qëndrimit të tij në paraburgim deri tani, 30herë ka kërkuar ndihmë shëndetësore” Kështu deklaron avokati i të akuzuarit Boki 13, për rastin “Zhvatja”, raporton SHENJA.
Dukovski thotë se gjendja shëndetësore e klientit të tij është shumë e rrezikshme, por nuk po ndërmerren masat e nevojshme.
“Ka ndodhur gabim mjekësor në operacionin për zvogëlimin e lukthit, për shkak te peshës me qëllim të uljes së peshës. Dy herë është kryer ky operacion pa sukses dhe që atëherë nuk u përmirësua gjendja e tij edhe përskaj premtimeve te mjekëve, por gjendja e Jovamovskit, është keqësuar nga dita në ditë”.
Ai kujton se dok. Zoran Spirovski pati thënë se është e nevojshme të bëhet hospitalizim i Bokit 13, në spitalin “8 shtatori”.
“Klinikat në Shkup kërkojnë hospitalizim sepse nuk mund tretmanin të ja bëjnë në Shkup, por këtë nuk e lejon mjeku i burgut. Ai i thotë se mund vetë të kujdeset për pastërtinë dhe ushqimin duke qenë në burg”.