Maqedonia sonte përballet me Izraelin

Elif - Enis

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut sonte luan ndeshjen e fundit të eliminatoreve të Kampionatit Europian  2020, ndërsa në Shkup pret përfaqësuesen e Izraelit.

Në situatë kur të përzgjedhurit e seleksionuesit Igor Angellovskit kanë humbur shanset për kualifikim përmes eliminatoreve, përfaqësuesja e vendit kërkon që këtë cikël ta mbyll me fitore dhe në vendin e tretë në grup, që do të jetë rezultat historik, pasi asnjëherë më parë nuk kanë mbyllur eliminatoret në vendin e tretë.

Përfaqësuesja e Maqedonisë ndjehet e gatshme për takimin e sontëm dhe shpresojnë të bëjnë lojë të mirë dhe të marrin fitore. Takimi Maqedonia e Veriut-Izraeli zhvillohet sonte në stadiumin “Todor Proeski”, duke nisur nga ora 20:45. /SHENJA/