Mickoski: Nuk mund të ketë Veting me Zaevin

mickoski-3.jpg

Kryetari i opozitës në vend në një dalje për shtyp, gjatë pyetjes së gazetares së Alsatit për Vetingun në Drejtësi, u përgjigj se nuk mund të bëjnë Veting ata që po e përmendin atë çdo ditë por nga ana tjetër nuk e duan një gjë të tillë. Ai tha se Vetingu nuk mund të bëhet me një kryemistër si Zoran Zaev që kërcënon direkt koalicionet partiake dhe partnerët, gjykatësit, prokurorët etj. Ai akuzoi drejtpërdrejt avokatin e kryeministrit se u jep urdhra prokurorëve. Mickoski shtoi më tej duke thënë se si e kemi parë kryeministrin me zë dhe figurë të kryente mitmarrje kur ka qenë në krye të komunës së Strumicës, se si shkoj puna me Prokurorinë Speciale…. Ai në fund ai sugjeroi se sistemi i Drejtësisë duhet të ndërtohet prej fillimit dhe se ata si parti opozitare do të ofrojnë propozimet e tyre. “Ne kemi dëshirë dhe duam një drejtësi të re në këtë vend”, përfundoi ai.