Ura në Shipkovicë, katër vjet me vonesë (video)

ura-800x445.jpg

Edhe pse me katër vite vonesë, përfundimisht u lëshua në përdorim ura që lidh fshatrat Shipkovicë dhe Brodec të Tetovës. Ura ishte shkatërruar tërësisht gjatë vërshimeve të vitit 2015. Por, ndërtimi i kësaj ure, nuk zgjidh problemin nga vërshimet të banorëve të Shipkovicës.

Problemi më i madh i banorëve të Shipkovicës është ky përrua, i cili, sa herë që ka të reshura dëmton gjithë lagjen këtu, pikërisht shkaku i këtij përroi, në vërshimet e vitit 2015 humbën jetët dy fëmijë.

“Unë jam gjyshi i dy fëmijëve që mi mbytën vërshimet në vitin 2015, unë kam kërkuar gjithnjë përmes institucioneve, e medieve që të na ndihmojë komuna. Se neve gjithnjë kur ka vërshime unë duhet menjëherë të ngjitem në çati të shtëpisë dhe bëj roje sepse kam frikë mos na përsëritet sërish. Ne banorët e Shipkovicës jemi me stres gjithnjë, derisa të bëhet ai mur”.

“…ne kemi nevojë për përroin e hallës që i themi që me të vërtetë duhet më të rregullohet sepse sa herë që bie shi, aty njerëzit janë të rrezikuar”.

Nga komuna e Tetovës sërish kanë premtuar se së shpejti do të përfundojë projekti edhe për përroin në këtë fshat.

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë që u mbajt në Tetovë ne u akorduam që projektin sa i përket përroit ta bëj komuna e Tetovës, dhe ne kemi nisur punët për ta përfunduar projektin ndërsa Qeveria ka marrë përsipër financimin e projektit sa i përket shtratit të përroit dhe zvogëlimin e plotë të rrezikut nga vërshimet për fshatin Shipkovicë, sa i përket pjesës së brendshme- deklaroi Teuta Arifi, Kryetare e komunës së Tetovës.

Ura që sot u lëshua në përdorim ka kushtuar 8 milion denarë, prej të cilave 3.5 milion ka financuar Byroja për zhvillim rajonal ndërsa 4.5 milion nga buxheti komunal.

https://youtu.be/2OrHt-NLXdo