Reagon edhe Bebe Rexha pas prononcimit të Marios se është gej

bebe

Mario Dedivanovic u surprizua në mënyrën më të bukur nga Kim Kardashian, me të cilën punon prej më shumë se një dekade. Kim i dhuroi Marios çmimin “Artistic Achievement” në “American Influencer Awards” të organizuar në “Dolby Theatre”. Pasi mori çmimin nga bashkëpunëtorja e tij, Mario mbajti një fjalim shumë emocionues.

Ai tregoi se jeta për të nuk ka qenë aspak e lehtë në luftën për pranimin e homoseksualitetit të tij nga shoqëria dhe me këtë rast dha një mesazh për gjithë shqiptarët. “Unë jam përpjekur gjithnjë të mos vihem re. Jam përpjekur të jem i padukshëm, që njerëzit të mos më shohin. Babi, e di që të gjithë më thonë se bëj më shumë pas mamit, por kam një sekret për të të treguar.

Unë kam duart e tua, të forta dhe të mëdha. Të mbaj mend teksa hidhje themelet e shtëpisë sonë. Askush s’e shkatërron dot çfarë ti ke bërë, sepse u sigurove të ishte e fortë. Edhe unë kam punuar me duart që mora prej teje”, ka thënë Mario pasi ka falënderuar Kim Kardashian që ka besuar tek ai. Por, përkrahje të madhe morri edhe nga shumë artistë me famë botërore si: modelja Emina Cunmalaj, reperi Gashi e shumë artistë të tjerë.

Në mesin e tyre është edhe këngëtarja, Bebe Rexha. “Unë jam shumë krenare me ty. Të dua”, ka shkruar këngëtarja në një postim në llogarine e saj në rrjetin social Instagram. Në fund grimeri shqiptar ka rrëmbyer shumë duartrokitje nga të pranishmit që janë emocionuar nga fjalimi i tij.