Lajmi i ditës, nga Italia: Cristiano dhe Georgina janë martuar në Marok

ronaldo 122

Është lajmi i ditës dhe ndoshta i javës, që vjen për botën e zemrës. Revista “Novella 2000” ka shkruar në numrin e radhës se Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kanë ndërmarrë një hap tjetër në marrëdhënien e tyre. Ata janë martuar në fshehtësi të plotë në Marok.

Në ceremoni thuhet se ka marrë pjesë një numër i vogël miqsh të çiftit dhe organizimi i dasmës do të jetë realizuar nga Badr Hari, një mik i ngushtë i futbollistit portugez.

Megjithëse as Cristiano Ronaldo dhe as Georgina Rodríguez nuk e kanë konfirmuar ose mohuar lajmin, burime të afërta me çiftin kanë zbuluar për “Novella 2000” se ish-lojtari i Real Madridit ka modifikuar testamentin e tij, në mënyrë që të jetë i mbrojtur nga bashkëshortja e tij në rast se lidhja mes tyre pëson krisje.

Ronaldo dhe Georgina u njohën në vitin 2016, ndërsa një vit më vonë, në nëntor 2017, u bënë prindër të Alana Martinas, e cila është fëmija i vetëm nga marrëdhënia e tyre, pasi portugezi është babai i Cristiano Ronaldo Jr. dhe i binjakëve Eva María dos Santos dhe Mateo.