Hiti i ri nga Lori quhet “Mjerë dashnia”, sapo ka ardhur

lori

“Kur dashninë e gjejna tana mrapa i lejna lejna..”. Janë këto disa nga vargjet e këngës më të re të sapo publikuar nga artistja mjaft e dashur për publikun shqiptar Lori. Kënga më e re ardhur në programin festiv Gëzuar 2020 nga Eurolindi mban titullin “Mjerë dashnia” dhe këngëtarja me shije të rafinuar ka zgjedhur dhe bashkëpunëtorët më të mirë për kë këngë si me tekst nga Aida Baraku, muzikë nga Armend Rexhepagiqi, orkestrim Irkenc Hyka e vjen jo vetëm profesioniste në interpretim por edhe veshur mjaft bukur si gjithmonë ku fustani i saj realizuar nga Minna Fashion, e make up &hair Sellma & Kaci. Kënga sapo është publikuar dhe ia vlen ta dëgjoni pasi bëhet fjalë për hitin më të ri nga Lori.