Liverpool në stil kampioni, Leicester vazhdon befasinë, Arsenal zhgënjen sërish

totenham

Liverpool nuk ka ndërmend të ndalet, teksa kaloi me sukses edhe transfertën londineze ndaj Crystal Palace, ku fitoi jo pa vështirësi me rezultatin 1-2 dhe tashmë u ngjit në kuotën e 37 pikëve, nga 39 të mundshmet.

Pas një pjese të parë pa gola, “The Reds” zhbllokuan rezultatin në fillim të 45-minutëshit të dytë me anë të sulmuesit Sadio Mane, por vendasit arritën të barazojnë në minutën e 82-të.

Megjithatë vetëm 3 minuta më vonë ishte sulmuesi brazilian Roberto Firmino, që shënoi edhe golin me vlerë 3-pikëshe për Liverpoolin, që ruajti distancën prej 8 pikësh nga Leicesteri i vendit të dytë.

Edhe këta të fundit vazhdojnë të bëjnë mirë në kampionatin anglez, teksa sot fituan me rezultatin 0-2 në transfertën ndaj Brightonit. Perez zhbllokoi ndeshjen në pjesën e dytë, ndërsa në minutat shtesë shënoi edhe Vardy me penallti.

Zhgënjen sërish Arsenali, që nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 përballë Southamptonit në “Emirates Stadium”, duke mos ia dalë të fitojë për të pestën ndeshje radhazi në kampionat.

Ings dhe Ward-Prose kaluan dy herë në avantazh miqtë nga Southampton, ndërsa të besuarit e Unay Emery arritën të barazojnë në të dy rastet me anë të sulmuesit francez Lacazette, që shmangu turpin për “topçinjtë”.